“Piranjat” të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë bërë një tjetër eksperiment social në qendër të Tiranës.
Si reagojnë muzikantët kur ju shtohet konkurrenca? Aktori i “Piranjave” Visi vendos të sfidojë disa muzikantë që performojnë çdo ditë para xhamisë së “E’them Beut”, me një instrument të muzikor që shumë pak e njohin të quajtur “Triangolo” ose trekëndëshi.
Mesa duket muzikantët që dhurojnë spektakël çdo ditë për kalimtarët këtë herë janë vërtetë të frikësuar, pasi Visi po u merr klientelën, aq sa njëri prej tyre i kërkon të largohet madje duke i bërë presion edhe me lejen e bashkisë në dorë.
Një video gazmore e cila do ua bëjë këtë mbrëmje edhe më të bukur.
/Taulant Halili/Abcnews.al/