Medie greke kanë publikuar pamje të një incidenti të paprecedentë me protagonist një parashutist, i cili mbeti varur në avion për disa minuta, teksa po bënte stërvitje.
Gjithçka filloi kur avioni C-130 u ngrit nga aeroporti i Larnakës në Qipro në një lartësi 5000 këmbë.
Parashutiste ishte i pari në radhë midis 40 parashutistëve të tjerë të cilët ishin nisur për stërvitje. Por gjërat nuk shkuan aq mirë për parashutistin që mbeti i varur nga avioni për disa minuta.
Në momentin që ai u hodh, parashuta e tij nuk u hap, e për pasojë parashutisti mbeti varur r me rripin e sigurimit që ishte i gjatë 4.5 metra.
Lexo edhe: Vdekja e 3 motrave në Greqi, i ati do të kërkojë testin e ADN-së për Malenën dhe Irisin
Megjithatë parashutisti nuk u dorëzua, ai tentoi të hapte parashutën e tij teksa qendronte i varur në ajër, por nuk ia doli.
Parashutistët e tjerë e tërhoqën litarin e sigurisë, duke e marrë atë brenda./abcnews.al/