Simon Cox me shumë mundësin pas ndeshjes ia ka bërë këtë pyetje vetes: “Çfarë dreqin doja të bëja në atë moment”. Sulmuesi irlandez ishte protagonist në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij, Western Sydney Wanderers, kundër Melborune City.
Në minutën e 69-të ai kishte mundësinë më të mirë për të shënuar për skuadrën e tij golin e epërsisë, por nuk ia doli dot dhe takimi u mbyll në barazim 1-1.
Cox pa mbrojtësin kundërshtar të gabonte me një top të kthyer drejt portierit dhe e mori topin, kaloi “gardian” e Melbourne City dhe në vijën fatale mendoi të mbronte topin, në vend që ta shtynte për në rrjetë.
Vendim i gabuar i Cox, pasi një nga mbrojtësit kundërshtar e hoqi topin nga vija fatale dhe shpëtoi skuadrën e tij nga goli. Sulmuesi irlandez nuk do ta harrojë këtë mundësi të humbur. /abcnews.al
How has he not finished this?
? Stream #ALeague here: https://t.co/N0ciBqGz90
? Live blog: https://t.co/FC6Sq4yF1d
?Match Centre: https://t.co/v5HdQEixmS pic.twitter.com/UxLENS7s9k— Fox Football (@FOXFOOTBALL) March 14, 2020