VIDEO/ “Si ka mundësi”, ylli anglez ngre zërin për penalltinë e mohuar

schedule23:18 - 29 Janar, 2020

schedule 23:18 - 29 Janar, 2020

Mike Dean ka tërbuar mesfushorin e Leicester, James Maddison. Lojtari i kombëtares angleze, i cili po shkëlqen me “Dhelprat”, është i habitur se si në ndeshjen e djeshme në Kupë kundër Aston Villa, nuk u dha një penallti e dukshme.

“Bravo për Aston Villa që shkoi në finale dhe nuk duam të justifikohemi. Por si ka mundësi që një arbitër i Premier League, i cili e sheh këtë nga këndvështrime të ndryshme disa herë, arrin në përfundimin se nuk është penallti?! Kjo është ajo që më shqetëson”, shkruan Maddison.

Mesfushori ka postuar edhe videon e rastit në fjalë, ku shihet qartazi se lojtari i Aston Villa e ndal topin me dorë dhe duhet të ishte akorduar penallti. Fatkeqësisht diçka e tillë nuk ndodhi dhe Leicester pas humbjes 2-1 e mbylli rrugëtimin në Kupën e Ligës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!