Leo Messi mbahet mend për parabolat e shkëlqyera, që bënte në fillimet e tij, derisa portierët ia mësuan hilenë dhe nisën të qëndrojnë të tërhequr, pranë vijës fatale të kuadratit.
Të gjithëve që na ka marrë malli për të tilla goditje, na i kujton Ibrahim Sadiq, talenti ganez, që luan me Nordsjealland në Norvegji.
https://streamable.com/64zp2f
20-vjeçari ishte dje protagonist me një parabolë perfekte nga distanca, duke shënuar në minutën e 4-t golin e parë të ndeshjes, në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj Lyngby. /abcnews.al

