Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Si asnjëherë më parë, Ibrahimovic shpërthen në lot për mikun e tij gazetar

schedule10:53 - 14 Shkurt, 2023

schedule 10:53 - 14 Shkurt, 2023

Zlatan Ibrahimovic u prek kur foli me Thijs Slegers, një gazetar i cili me kalimin e kohës u bë mik i suedezit dhe kohët e fundit tha se ishte i sëmurë me leucemi, sëmundja me të cilën po luftonte që nga viti 2020.

“Kur isha i ri dhe humba, nuk njihja askënd në Holandë. Më kontaktoi një gazetar dhe shkuam për darkë, që nga ai moment u bëmë miq. Thijs më ndihmoi, ne qëndruam gjithmonë në kontakt dhe ai do të jetë gjithmonë në zemrën time”, tha Ibra në një lidhje me “ESPN”.

Më pas, me zërin e tij të thyer nga emocionet, sulmuesi i Milanit iu drejtua drejtëpërdrejt gazetarit holandez i përlotur dhe i tha: “Unë vetëm dua të të them se të dua miku im.”



Thijs Slegers është gazetar i “Football International”, por është i njohur në botën e futbollit pasi ka mbajtur postin e zyrtarit të shtypit të PSV Eindhoven. Rreth dhjetë ditë më parë ai bëri të ditur gjendjen e tij shëndetësore në mënyrë të drejtë për t’i shtyrë njerëzit të dhurojnë qeliza staminale dhe gjak.

“Unë nuk mund të ndihmohem më, por të tjerët munden”, tha ai në një apel që bëri zë të madh në Holandë. Gjithashtu ai e bëri këtë gjë publikisht gjatë një transmentimi live për të rritur ndërgjegjësimin, në të cilin mysafir ishte edhe Ibrahimovic./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!