Emocione në 45 minutëshin e parë të ndeshjes Juventus-Verona. Penallti, shtylla, eurogol i Velosos, rikthime në formacion (Buffon) dhe goli i parë me ekipin e ri për Aaron Ramsey. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Verona humbi një penallti në minutën e 20-të me anë të Di Carmine, i cili goditi shtyllën dhe pas tij një tjetër veronez dërgoi topin në traversë. Kampionët me fat, por vetëm për një minutë.
Veloso mposhti Buffon me një goditje fantastike me të majtën, ndërsa Aaron Ramsey barazoi sfidën me një goditje të bukur, duke gjetur golin e parë si bardhezi pas dhjetë minutash.
Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani e kanë nisur ndeshjen si titullarë dhe të dy janë ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë.
Juventus-Verona 1-1
(Ramsey 31’ / Veloso 21’)