Manchester City duhet të presë për t’u shpallur zyrtarisht fitues të Premier League. Manchester United fitoi 1-3 në transfertë kundër Aston Villa, duke u ngjitur në kuotën e 70 pikëve, dhjetë më pak se kryesuesit e Pep Guardiolës, të cilët kanë luajtur një ndeshje më shumë.
FULL-TIME Aston Villa 1-3 Man Utd
Man Utd turn it around in the second-half, coming from behind to take all three points#AVLMUN pic.twitter.com/mwHZGSr2UZ
— Premier League (@premierleague) May 9, 2021
Ekipi nga Birmingemi e nisi mirë ndeshjen, duke e zhbllokuar atë në mesin e pjesës së parë. Bertrand Traore realizoi nga një pozicion i vështirë dhe Aston Villa në avantazh. Pushimi i bëri mirë “Djajve të Kuq”, të cilët nuk u përmbajtën në pjesën e dytë.

Paul Pogba fitoi një penallti dhe Bruno Fernandes nuk gaboi nga pika e bardhë. Katër minuta më vonë erdhi edhe përmbysja falë golit të bukur të Mason Greenwood. Edison Cavani nuk mund të qëndronte pa shënuar dhe e gjeti golin tre minuta nga fundit.
Kros i Markus Rashford dhe gol me kokë i “El Matador”, i cili po kalon një moment magjik tek ekipi i Ole Gunnar Solskjaer, që do të diskutojë trofeun e Europa League në finalen ndaj Villareal, sfidë që do të luhet më 26 maj në Gdansk të Polonisë. /abcnews.al

