Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Shtrigat” frenojnë Juventusin, Pippo Inzaghi “asist” Milanit

schedule20:03 - 28 Nëntor, 2020

schedule 20:03 - 28 Nëntor, 2020

Tjetër barazim në kampionat për Juventusin. Kampionët e Italisë nuk shkuan me shumë se rezultati 1-1 në fushën e Beneventos së Pippo Inzaghit. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Alvaro Morata kaloi ekipin e Andrea Pirlos në avantazh në mesin e fraksionit të parë. Asist i Federico Chiesa dhe diagonale e saktë e sulmuesit spanjoll, i cili dribloi një mbrojtës më parë.

Goli i tretë në kampionat për Moratën, teksa vendasit gjetën golin e barazimit në minutat shtesë të pjesës së parë. Goditje fantastike e mbrojtësit Letizia dhe topi në rrjetë.

Juventusi tentoi fitoren në pjesën e dytë, por bardhezinjtë vuajnë kur Cristiano Ronaldo mungon. Përfundimisht 1-1 dhe “Zonjë” në kuotën e 17 pikëve, tre më pak se Milani i vendit të parë që nesër pret Fiorentinën në “San Siro”. /abcnews.al

Serie A, java e nëntë
Benevento-Juventus 1-1
(Letizia 45+4′ / Morata 21′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!