VIDEO/ “Shtrigat” e Inzaghit shkurorëzojnë Juven, festojnë Atalanta dhe Lazio

schedule16:56 - 21 Mars, 2021

schedule 16:56 - 21 Mars, 2021

Bie Juventusi, fitojnë Lazio dhe Atalanta. Tre pikë edhe për Sampdorian, që mposhti 1-0 Torinon. Bardhezinjtë e Pirlos i kanë dhënë lamtumirën titullit kampion, teksa rrezikojnë edhe kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Kampionët e Italisë humbën 0-1 në Torino kundër Beneventos. Argjentinasi Adolfo Gaich realizoi golin e fitores për “Shtrigat” e Pippo Inzaghit. Lazio ia doli të merrte maksimumin në transfertë kundër Udineses. Adam Marusic shënoi golin e fitores për bardhekaltrit në pjesën e parë.

 

Renditja e Serie A

Vedat Muriqi e filloi sfidën si titullar, por u zëvendësua në minutën e 66-të. Sampdoria siguroi tre pikët falë rrjetës së Antonio Candrevës. Më parë, Atalanta kishte siguruar tre pikët pas suksesit 0-2 përballë Hellas Veronës.

Ekipi i Gasperinit reagoi pas eliminimit nga Champions League, dhe iu fal golave të Malinkovskyt dhe Duvan Zapatës në fundin e pjesës së parë. Berat Gjimshiti titullar si gjithmonë, teksa Atalanta barazon Juventusin në vendin e tretë më këtë fitore të rëndësishme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!