Dje në medie në gjithë globin u përhap shpejt lajmi se në Fshatin Olimpik në Tokyo janë instaluar shtretër kartoni që janë në gjendje të mbajnë vetëm një person, për të shmangur mundësinë që atletët të bëjnë seks dhe të ndihmojnë përhapjen e mundshme të Covid-19.
Në fakt shtretërit janë me të vërtetë prej kartoni, por lajmi sot ka të bëjë me faktin se ata janë shumë më të fortë se ç’thuhet dhe mund të mbajnë më shumë se një person. Madje mund të përballojnë pa asnjë problem edhe kërcimin e një gjimnasti të palestruar.
Gjimnasti irlandez Rhys Mcclenaghan, i pranishëm në olimpiadë, publikoi dje një video në rrjetet sociale ku tregoi se lajmi për krevatet “anti-seks” nuk është i vërtetë dhe ata mund të mbajnë shumë më shumë peshë seç u tha. /abcnews.al
https://streamable.com/fj7zxa