U duk se do ishte një detyrë e lehtë, por Lazio e mbylli plot ethe ndeshjen me Genoan për javën e 34-t të Serie A. Kryeqytetasit mundën të fitonin me shifrat 4-3, teksa deri në minutën e 56 skuadra e Lazios po fitonte me shifrat 4-1.
Ndeshjen e hapi Angel Correa në minutën e 30 e më pas në të 43-ën Immobile dyfishoi shifrat në 2-0, duke e mbyllur me këtë rezultat pjesën e parë. Në të dytën Genoa zgjohet dhe gjen golin me ndihmën e Marusic, që shënoi në portën e tij.
https://streamable.com/k5ty3o
Pas golit të Genoas, Lazio shënoi edhe dy gola të tjerë me Alberto në minutën e 48 dhe Correa në të 56-ën. Në fund Genoa tregoi se ishte gjallë dhe nuk e linte lehtë këtë ndeshje, Scamacca shënoi me një penallti dhe tundi rrjetën në minutën e 80, teksa një minutë më pas Shomurodov ngushtoi në 4-3.
Në minutat e mbetura u luajt në portën e Lazios, por skuadra e Muriqit e Strakoshës arriti të mbajë rezultatin e të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për objektivin Champions League. Lazio mban vendin e 6 me 64 pikë, dy më pak se Napoli dhe Juventus. /abcnews.al
https://streamable.com/1sice4
https://streamable.com/4hnsin