VIDEO/ Shtangen “Të Kuqtë”, Atalanta e Gjimshitit feston në “Anfield”

schedule21:41 - 11 Prill, 2024

schedule 21:41 - 11 Prill, 2024

Nuk mund të kishte goditje më të rëndë, në këtë fund të pjesës së parë, me “Bergamaskët” e Atalanta, që kanë arritur të marrin avantazhin, në “Anfield Road”, përballë “Të Kuqve”, të Liverpool, duke shokuar jo pak djemtë e Jurgen Klopp.

Një aksion i shpejtë i “Zikaltërve”, të Berat Gjimshitit është finalizuar më së miri nga “bomberi” italian, Gianluca Scamacca, i cili dërgon me lehtësi në rrjetë, një pasim perfekt të Zappacosta, duke zhbllokuar shifrat. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT