VIDEO/ Shqiptari hidhet nga shkëmbi në ujë në Maltë, plagoset rëndë

schedule12:42 - 22 Gusht, 2023

schedule 12:42 - 22 Gusht, 2023

Një 38-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital të dielën pasdite pasi u hodh nga një shkëmb në pishinën e Shën Pjetrit në Delimara, Maltë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën në orën 18:45, ku një numër i madh njerëzish kanë regjistruar hedhjen e 38-vjeçarit në celularët e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lovin Malta (@lovinmalta)

Pamjet tregojnë burrin, një shtetas shqiptar, duke u hedhur nga një lartësi e madhe në det. Kur njerëzit e tjerë panë se ai mbeti nën ujë, ata notuan drejt tij dhe e çuan në breg.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, njësia e mbrojtjes civile dhe policia. Duke folur më pas, mjeku i urgjencës Michael Spiteri paralajmëroi për pasojat e kërcimit nga një lartësi e tillë.

“Të godasësh ujin nga ato lartësi është si të godasësh betonin. Mos rrezikoni jetën tuaj,” ka shkruar ai në Facebook.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!