Universitatea Craiova e ka keq me shqiptarët. Pasi Laçi i eliminoi nga Conference League, rumunët janë ndëshkuar nga një shqiptar në kampionat.
Enriko Papa u ka shënuar golin që u ka shkaktuar humbjen ndaj Botosani, në shtëpi. Mesfushori, i cili ka luajtur në Superiore me Bylisin, Teutën, Tiranën e Lushnjën, ka realizuar me një lëvize akrobatike.
https://streamable.com/efpzqy
Papa ndëshkoi skuadrën vendase në minutën e 53-të dhe për të është goli i parë sezonal në kampionat. Vjet 28-vjeçari e gjeti 4 herë rrugën e rrjetës në kampionat. /abcnews.al