VIDEO/ “Shqiponjat” ia dalin në “Goodison Park”, Crystal Palace “rrëmben” një pikë ndaj Everton

schedule08:56 - 20 Shkurt, 2024

schedule 08:56 - 20 Shkurt, 2024

Mund të thuhet me plot gojë se largimi i “veteranit”, Roy Hodgson, nga pankina e “Shqiponjave” të Crystal Palace ka sjell ndryshime të mëdha, për këta të fundit, në fushën e blertë, teksa menjëherë kanë gjetur pikën e parë, pas 2 humbjeve radhazi, teksa e mbyllën transfertën ndaj Everton, në “Goodison Park”, me rezultatin e barabartë, 1 me 1.

Të dy golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë të lojës, ku fillimisht ishin “Shqiponjat Londineze”, që arritën të dërgon topin në rrjetë falë ganezit, Jordan Ayew, i cili tundi rrjetën e Jordan Pickford, në minutën e 66’-të sfidës, për t’u barazuar më pas nga “ylli” belg i mesfushës, Amadou Onana, në minutën e 84’-t, duke “vulosur” rezultatin, 1 me 1.

Falë këtij rezultati, skuadra e Crystal Palace shkon në kuotën e 25 pikëve, duke u ngjitur kështu në vendin e 15 të tabelës, me 1 pikë më shumë se skuadra e Nottingham Forest, ndërsa “Blutë” e Everton mbeten në vendin e 17 të tabelës, me vetëm 20 pikë, teksa rrezikon rënien nga kategoria këtë sezon të Premier League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!