VIDEO/ Shqiponja e “vogël” çmend serbët gjatë himnit të Champions, ndodh në “San Siro”

schedule12:30 - 8 Shtator, 2022

schedule 12:30 - 8 Shtator, 2022

Përballja mes Inter dhe Bayern Munich ishte supersfida e mbrëmjes së djeshme, e cila përfundoi në favorin e skuadrës gjermane me shifrat 2-0.

Por një episod teksa jepej himni i Champions League ka marrë vëmendjen në “San Siro”. Gjesti i shqiponjës i bërë nga një vogëlush ka çmendur serbët.

Shqiponja e bërë me duar nga njëri prej fëmijëve që qëndronte para lojtarëve ka marrë një vëmendje të madhe, teksa në Serbi e kanë cilësuar si një provokim dhe skandal nga “Kurir” që diçka e tillë ka ndodhur në një nga kompeticionet më të mëdha.

Videoja e “shqiponjës së vogël” është shndërruar menjëherë në virale në rrjetet sociale duke marrë edhe shumë “like” nga tifozët të cilët pavarësisht serbëve e kanë cilësuar si një gjest të lezetshëm.

SHIKO VIDEON

/f.a/abcnews.al