Tjetër gol i Shqipërisë U-21. Kuqezinjtë e vegjël po zhvillojnë një ndeshje të madhe në Austri dhe kanë gjetur golin e tretë, duke udhëhequr 0-3.
LEXO EDHE: VIDEO/ Spektakolare Shqipëria U-21, talentet kuqezi “shtypin” Austrinë
Autori është Ernest Muçi, talenti i Tiranës. Sulmuesi dhe Armando Dobra u hodhën në fushë nga trajneri Bushi në minutën e 53-të dhe 11 minuta më pas shkuan te goli. Asist i 19-vjeçarit të Ipswich dhe finalizim i Muçit.
Në pjesën e parë shënuan Sherif Kallaku dhe Indrit Tuci, teksa Shqipëria U-21 ka vulosur fitoren në ndeshjen jashtë shtëpie të ditës së sotme. /abcnews.al