Qytetarët shqiptarë po vijojnë protestat e tyre në çdo qytet kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.
Që prej paradites së të premtes dhe përgjatë gjithë ditës në çdo qytet të vendit ka patur protesta, ku janë bllokuar akset kryesore rrugore.
Banorët e Laçit, Kukësit, Durrësit dhe Tiranës kanë vijuar protestat edhe mbrëmjen e së premtes ku shprehen të pakënaqur me çmimet aktuale në treg, duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë menjëherë.
Ndërkohë që ditën shtunë në orën 11 pritet një protestë mbarëkombëtare në Tiranë.