VIDEO/ Shqipëria në Ligën B, Bjellorusia na bën të vuajmë dhe “sherrxhinj”

schedule17:56 - 18 Nëntor, 2020

schedule 17:56 - 18 Nëntor, 2020

SHQIPËRI-BJELLORUSI 3-2
Cikalleshi 19′ 26′ (p), Manaj 44’/ Skavysh 35′, Ebong 80′

Kombëtarja jonë arriti të mposhtë Bjellorusinë me rezultatin 3-2 dhe të fitojë grupin e saj në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë gjetën të parët rrjetën me Cikalleshin në minutën e 19-të pas një aksioni mjaft të bukur.

Pas vetëm shtatë minutash kuqezinjtë gjetën rrjetën e dytë me penallti të shndërruar sërish në gol nga Cikalleshi, që regjistroi golin e 10 në kombëtare, duke barazuar Igli Taren, Hamdi Salihin dhe Sokol Kushtën në listën e golashënuesve.

Avantazhi e përgjumi skuadrën tonë dhe në minutën e 35-të Bjellorusia gjeti golin e 2-1 dhe rihapi ndeshjen. Kuqezinjtë u zgjuan sërish dhe gjetën rrjetën e tretë me Manaj, i cili këmbënguli mes mbrojtjes kundërshtare dhe tundi fort rrjetën.

Pjesën e dytë Shqipëria e nisi më mirë, por rastet nuk u konkretizuan dhe fundi i ndeshjes afroi. Për ta bërë të ethshme këtë ndeshje mendoi Ebong, që ngushtoi diferencat në 3-2, kur ishin edhe 10 minuta lojë nga koha e rregullt.

Minutat e mbetura flasin vetëm për Bjellorusinë. Kuqezinjtë mbyllen mbrapa dhe vetëm mbrojnë portën e Berishës. Në fund ia arrijnë dhe jemi ne. Shqipëria kryeson grupin e saj në Ligën e Kombeve dhe sezonin e ardhshëm do e shijojmë në Ligën B.

Sukses jo i vogël, duke marrë parasysh edhe faktin se janë zbuluar shumë talente gjatë kësaj fushate. Në fund të ndeshjesh pati edhe tension mes dy kampeve, teksa Gjimshiti për skuadrën tonë u ndëshkua me karton të verdhë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!