VIDEO/ Shqipëria e Rejës kalon klasën në miqësore, luan si e barabartë me Uellsin

schedule19:48 - 5 Qershor, 2021

schedule 19:48 - 5 Qershor, 2021

Shqipëria ka barazuar me Uellsin në transfertë. Ndeshja në Kardif u mbyll në barazim 0-0 dhe vendasit kishin bërë disa lëvizje, në krahasim me miqësoren me Francën.

Skuadra e drejtuar nga Edy Reja ishte e vendosur mirë në fushë dhe më konkrete, sidomos në pjesën e parë kur italiani kishte rreshtuar skuadrën më të mirë.

Kuqezinjtë kishin një mundësi shënimi të mirë me sulmuesin Rey Manaj, i cili goditi mbi tra në rastin më të mirë të gjithë ndeshjes.

Lushnjari nuk shënoi, por as Uellsi nuk e rrezikoi portën e Selmanit. Ëilliams ishte nga më të rrezikshmit nga miqtë. Një goditje me kokë nuk e pati shënjestrën e duhur.

Më pas ai në pjesën e dytë tentoi me një goditje të fortë nga jashtë zone, por portieri i kuqezinjve e ndali kundërshtarin. Deri në fund, asnjë gol dhe Shqipërisë i shërben shumë ky duel në prag të ndeshjeve të shtatorit. /abcnews.al

UELLS-SHQIPËRI 0-0
UELLSI:
Hennesey; Ampadu, Mepham, Davies, N.Williams; Levitt, Allen, Ramsey, Norrington-Davies; Brooks, T.Roberts. Trajner: Rob Page.
SHQIPËRIA:
Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka (Veseli 46′), Abrashi, Çekiçi (Kallaku 76′), Bare (Laçi 76′), Lenjani (Trashi 61′); Balaj (Cikalleshi 61′), Manaj (Seferi 77′). Trajner: Edy Reja.
Kartonë të verdhë: Brooks 37′ / Ismajli 28′, Manaj 37′

73′ Gentian Selmani vihet në provë nga Williams, pret portieri i kombëtares shqiptare. Në pozicion “gardiani”, i cili ndal topin e goditur fort nga jashtë zone

https://streamable.com/ph0ld3

16′ Rey Manaj kishte mundësinë më të mirë për të shënuar, por sulmuesi goditi pak mbi tra nga brenda zonës

https://streamable.com/bcljdv

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!