VIDEO/ Shpresat “pa frena” ndaj Andorras, djemtë e Bushit gjejnë golin e tretë

schedule19:19 - 4 Qershor, 2021

schedule 19:19 - 4 Qershor, 2021

Shqipëria U21 është super sot dhe Andorra modeste e ka të pamundur të ndalë sulmet e skuadrës së Alban Bushit. Pas golave të Brojës dhe Mehmetit në pjesën e parë djemtë kuqezi kanë shënuar sërish.

Këtë herë ishte një autogol i poeriterit Iker Alvarez, që pas pasimit të Bernard Karricës nga e djathta dhe nën presionin e ashpër të Armando Brojës shtyu topin në rrjetë dhe e çoi në tre numrin e rrjetave të kuqezinjve.

Shqipëria përveç tre pikëve kërkon edhe golavarazh pozitiv dhe vazhdon të shtyjë fort në portën e Andorras. /abcnews.al

https://streamable.com/zixgog

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!