Një sasi lëndë plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një marketi në Theth, mëngjesin e së dielës.
Një person është afruar në kembë ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.
Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se janë thyer xhamat e marketit.
Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes së lendës plasëse./abcnews.al