Një shpërthim i fortë ka ndodhur pasditen e së premtes në një ndërtesë katërkatëshe në periferi të Salamanca, në Madrit Spanjë.
Shpërthimi i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi, ka shkaktuar vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 18 tjerëve, sipas El Pais.
Ndërtesa ka pësuar dëme të rënda materiale, ndërsa dëmtime të shumta ka edhe në automjete e parkuara.
Në zonën shpërthimit kanë shkuar zjarrfikësit nga Madridi, shërbimi lokal i mbrojtjes civile dhe policia bashkiake.
Una explosión de gas en un ático en el barrio de Salamanca (Madrid) provoca importantes daños en el edificio y en coches aparcados https://t.co/f3N843hiuu
— Caos 3.0 (@caos3_0) May 6, 2022
Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës tha se “zjarrfikësit po përpiqeshin të arrinin në banesën ku ndodhi shpërthimi, me një shkallë nga pjesa e përparme e ndërtesës dhe se ata kishin shpëtuar katër persona brenda. Për momentin zjarrfikësit po i japin përparësi kërkimit të viktimave të mundshme që mund të jenë brenda ndërtesës”, shtoi zëdhënësja./abcnews.al/