VIDEO/ “Shpërthen” në festë “Selman Stërmasi”, Qefalija përmbys gjithçka ndaj Skënderbeut

schedule16:42 - 14 Shtator, 2023

schedule 16:42 - 14 Shtator, 2023

Pas përfundimit të pjesës së parë, të sfidës Tirana-Skënderbeu, me rezultatin e “paqtë”, 1 me 1 të dyja skuadrat u hodhën në sulm për gjetjen e golit të fitores dhe duket se njëra prej tyre e arriti qëllimin.

Një aksion fantastik i “bardhebluve” të kryeqytetit është finalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, nga talenti 19-vjeçar, Klevi Qefalija, me këtë të fundit që përfiton nga një “përgjumje” e mbrojtjes korçare, duke çuar topin në rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: