Përmbytje masive janë raportuar në Dagestan në Rusi. Dy persona kanë humbur jetën.
Ndërsa rreth 4,000 persona janë evakuuar nga banesat pasi një digë shpërtheu në republikën ruse të Dagestan, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.
Sipas Ministria Ruse e Mbrojtjes Civile, incidenti ka shkaktuar përmbytje të mëdha, duke prekur rëndë zonat e banuara. Vetëm në rajonin e Derbent, rreth 2,000 banesa janë përmbytur.
Autoritetet konfirmuan se trupat e viktimave janë gjetur, ndërsa fati i personave të tjerë të mundshëm të zhdukur mbetet ende i paqartë.
Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet në terren, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezik të vazhdueshëm nga moti i keq.
On March 28, heavy rains begin in Russia’s republic of Dagestan. They flooded power infrastructure and trigged a state of emergency.
By April 5, a dam breach in the Derbent district forced the evacuation of over 4 000 people. Floodwaters and landslides continue to spread,… pic.twitter.com/1u9mHk1PYm
— Chay Bowes (@BowesChay) April 6, 2026


