Ditën e djeshme është zhvilluar edhe derbi i madh turk mes Galatasaray dhe Fenerbahces në stadiumin “Telekom Arena”.
Skuadra mysafire e Fenerbahces ka arritur të mposhtë rivalin më të madh të saj më shifrat 1-2.
Golin e parë për skuadrën mike arriti ta shënoj, ish-Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil, i cili është bërë protagonist jo vetëm me golin por edhe me provokimin që iu ka bërë tifozëve kundërshtarë në një moment të lojës.
33-vjeçari iu drejtua tifozëve të Galatasaray duke prekur stemën e Fenerbahces, veprim i cili bëri që tifozët të “shpërthenin” dhe të hidhnin sende në drejtim të tij.
Mesut Ozil winding up Galatasaray fans last night.
He scored and led Fenerbahce to a win against their biggest rival in the Istanbul derby too ? pic.twitter.com/KWkEZviXZH
— Photos of Football (@photosofootball) November 22, 2021
Fernerbahce me këtë fitore ka arritur në kuotën e 23 pikëve duke u pozicionuar në vendin e 5-të, ndërsa Galatasaray ngelet në kuotën e 21 pikëve në vendin e 8-të pas 13 ndeshjesh të luajtura. /f.a/abcnews.al