Eksperti i ekonomisë Pano Sako ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” për të komentuar miratimin e Eurobondit prej 650 milion eurosh.
Mirëpo, krejt papritur në studion kanë shpërthyer të qeshurat. Ka qenë deklarata e deputetit Ervin Bushatit në studion e “Byro Politike”, që ka shkaktuar gaz në studio.
LEXO EDHE: Eksperti i ekonomisë: Zerimi i taksës për biznesin e vogël si premtim elektoral, nuk është i qartë
Bushati deklaroi se “Shqipëria ka një performancë prej qeverisjes 10 herë më të mirë se Gjermania dhe 50 herë më mirë se Italia”.
Teksa dëgjoi deklaratën e Bushatit, Sako e pati të pamundur të japë një koment, ndërsa nuk kontrollonte dot të qeshurën.
Enkel Demi: Pse të duket komike?
Pano Sako: (Vijon të qeshë)
Enkel Demi: Në rregull, e shikoj se s’ke koment. Po të them faleminderit që erdhe në studio. (qesh) /abcnews.al