Video shokuese/ Burri njofton bashkëshorten në telefon se ka vrarë djalin e tyre pas një sherri

schedule08:41 - 28 Shkurt, 2024

schedule 08:41 - 28 Shkurt, 2024

Momenti tronditës i rrëfimit të një babai nga Florid, SHBA, i cili ka qëlluar dhe ka vrarë djalin e tij gjatë një sherri, është regjistruar nga një kamera, pak para arrestimit të 52-vjeçarit.

Në videon e publikuar fillimisht nga Local News 10, 52-vjeçari David Contreras shihet duke folur me gruan e tij dhe duke i thënë se djali i tyre ka vdekur. Sipas Neë York Post, Contreras vrau djalin e tij 22-vjeçar, Eric, në shtëpinë e familjes në Miami.

“Ai nuk merr frymë. Ai ka vdekur”, dëgjohet 52-vjeçari duke i thënë gruas së tij disa momente pasi qëlloi për vdekje të riun më 3 nëntor.

“Sherri rrugës për në shtëpi ishte e padurueshëm”, tha Contreras, duke rrëfyer disa nga gjërat që i tha i biri që e zemëruan atë, përpara se ai ta vriste.

Kur oficerët arritën në shtëpinë e familjes, ata gjetën Eric, një student i Universitetit Ndërkombëtar të Floridës në dysheme dhe konfirmuan se ai kishte vdekur. I riu kishte ardhur për të festuar ditëlindjen me familjen.

Contreras u arrestua dhe u paraqit në gjykatë më 27 nëntor, ku u deklarua i pafajshëm për akuzën e vrasjes së shkallës së dytë.

Ai ndodhet në burg deri në seancës e radhës në gjykatë, më 11 mars.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!