Bjellorusia nuk e ka ndalur futbollin, edhe pse tifozët në stadium shkojnë me maska dhe në fillim të ndeshjeve u matet temperatura. COVID-19 është kthyer në tmerrin e gjithë botës, por bjellorusët po tentojnë ta mposhtim me vodka e futboll.
Shakhtyor Soligorsk dje mori fitoren e parë në kampionat dhe titullar ishte edhe sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku. Ai dha një asist në fitoren 0-2 që skuadra e tij mori në transfertë kundër Gorodeya. Rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë.
Kur ndeshja ishte 0-1 në favor të Soligorks, mesfushori Yuri Kendysh u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Lojtari i kombëtares bjelloruse tentoi të bënte një “panenka” dhe portieri ra në grackë, por topi shkoi mbi traun e portës. /abcnews.al