VIDEO/ Shkon në 25 numri i të vdekurve nga moti i keq në Brazil, qindra shtëpi të shkatërruara

schedule11:20 - 25 Mars, 2024

schedule 11:20 - 25 Mars, 2024

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë shkaktuar të paktën 25 viktima në Brazil, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Ekipet e shpëtimit nxituan për të shpëtuar banorët e bllokuar në shtetet e Espirito Santo dhe Rio de Janeiro, ndërsa sinoptikanët kanë parashikuar më shumë rritje shiu.

Fundi i sezonit të verës në hemisferën jugore të Tokës shoqërohet shpesh me reshje të dendura shiu, me ndryshimet klimatike që përkeqësojnë ngjarjet ekstreme të motit sipas ekspertëve.

Presidenti i vendit, Luis Inácio Lula da Silva tha se mijëra persona kanë mbetur të pastrehë për shkak të përmbytjeve gjatë fundjavës dhe u zotua se qeveria e tij do të punonte me autoritetet lokale dhe komunat e prekura për të “parandaluar përmbytjet dhe për riparimin e dëmeve.

/abcnews.al