Monza ka arritur një fitore të madhe, mesditën e kësaj të diele, teksa në “Stadio Marc’Antonio Bentegodi” ka mundur vendasit e Verona, me rezultatin e thellë, 1 me 3, duke e çuar në 10 numrin e ndeshjeve radhazi, në të cilët këta të fundit nuk kanë arritur të regjistrojnë 1 fitore.
Për miqtë e Monza mendoi “bomberi” Lorenzo Colombo, i cili realizoi një dopietë në minutat 41’ e 73’ të sfidës, si dhe mbrojtësi, Luca Caldirola, i cili çoi në rrjetë topin në minutën e 84’-t, ndërsa për vendasit, golin e “nderit” e shënoi, Folorunsho, në muinutën e 86’ të ndeshjes, duke “vulosur” përfundimisht rezultatin, 1 me 3.
Pas kësaj fitoreje, Monza e gjen veten në vendine 8 të renditjes, së Serie A, teksa ka arritur të grumbullojë plot 16 pikë, pas 11 javëve të para, ndërsa Verona mbetet në vendin e 17 të tabelës, me 8 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: