VIDEO/ “Shko te magjia voodoo, gomar”, zbulohen fjalët e sherrit Ibra-Lukaku

schedule08:15 - 27 Janar, 2021

schedule 08:15 - 27 Janar, 2021

Mbrëmjen e djeshme Interi mundi të përmbysë me shifrat 2-1 Milanin dhe të sigurojë kalimin në gjysmëfinale. Ibra shënoi golin e avantazhit në pjesën e parë, por në fund të pjesës së parë ai kishte një zënkë të ashpër me Lukakun.

Në atë zënkë ai mori një karton të verdhë, teksa në nisje të pjesës së sytë ai u ndëshkua sërish dhe la skuadrën me një lojtar më pak. Ndërkohë sherri me Lukakun bëri bujë në rrjetet sociale dhe mediet italiane zbardhin edhe bisedën mes dy sulmuesve, që e agravoi situatën deri në përplasje fizike.

Kur Lukaku u largua nga Evertoni në vitin 2014, klubi nga Merseyside doli dhe tha se Lukaku kërkoi largimin sepse i kishin bërë magji të zezë, të cilën e quanin ndryshe voodoo dhe pikërisht kjo ishte objekti i talljes së Ibrës me belgun.

“Ik te magjia jote voodoo, gomar”, mësohet të jenë fjalët që i ka thënë Ibra Lukakut, çka e ka acaruar keq belgun, i cili shpërtheu dhe shkoi të përplasej fizikisht, duke lëshuar edhe fjalë të rënda banale për Ibrahimovic dhe familjen e tij. Kujtojmë se të dy kanë qenë shokë skuadre te Manchester United. /abcnews.al