VIDEO/ Shkëndija reziston vetëm 5 minuta, Erik Lamela ndëshkon kuqezinjtë

schedule20:07 - 24 Shtator, 2020

schedule 20:07 - 24 Shtator, 2020

Pesë minuta ka rezistuar Shkëndija përballë Tottenham. Diferencat mes dy skuadrave janë shumë të mëdha dhe djemtë e Jose Mourinhos e kanë zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen.

Erik Lamela është autori i golit në sfidën e Europa League. Argjentinasi mori një top nga koreani Son, teksa mbrojtja vendase e harroi plotësisht atë.

Goditja e 28-vjeçarit përfundoi në rrjetën e portierit Kostadin Zahov dhe ekipi londinez kaloi shumë shpejt në avantazh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!