Shkëndija dhe Rabotnicki po luajnë mes tyre sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe ndeshja është 1-1. Kuqezinjtë shënuan të parët me brazilianin Junior, kur nuk ishin bërë akoma tetë minuta lojë.
Gjithsesi miqtë nga Shkupi ia kanë dalë të barazojnë dhe diçka të tillë falë portierit të Shkëndijës, Kostdin Zahov. 32-vjeçari, pasi mori një pasim në zonën e tij, humbi kontrollin e topit dhe lojtari kundërshtar me portën e boshatisur e dërgoi topin në rrjetë. /abcnews.al