Manchester United u mposht sot me rezultatin 2-0 në “Anfield Road” dhe menjëherë pas ndeshjes, Jamie Carragher tha në studion e Sky Sports se ka ardhur momenti i shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer. Kjo gjë, ka acaruar jo pak legjendën e Manchester United, Roy Keane. E kështu, debati i ashpër nisi…
Keane – “Shiko trajnerët e mëparshëm te Manchester United. Po më thua se janë trajnerë të dobët?”
Carragher – “Trajnerët e Manchester United? Mendon se kanë bërë punë të mirë? Ishe ti ai që “masakrove” Jose Mourinhon”.
Keane – “Po, por gjithsesi mendoj se Mourinhos i duhej besuar edhe për pak kohë”.
Carragher – “Më shumë kohë? Seriozisht mendon se Mourinhos i duhej dhënë më shumë kohë?”
Keane – “Absolutisht po. Po vëmë në dyshim aftësitë e Solskjaer, a është në gjendje të drejtojë apo jo Manchester United. Pse nuk flasim për Frank Lampard? E pashë ndeshjen e Chelsea mbrëmë. Sa kohë ka Solskjaer në drejtim të United? Nuk mendoj se ka bërë as 18 muaj. Sa ka? 16? Prandaj them që i duhet edhe më shumë kohë. Chelsea mbrëmë, kishte skuadër të mirë, nuk arritën të mposhtin Neëcastle. Lampard ka humbur 8 ndeshje. Por për një arsye ose tjetër, po thuhet se ai po bën një punë të mirë. Ndoshta ngaqë është anglez, nuk e kuptoj. Megjithatë, te Chelsea po i japin kohë, prandaj dhe Solskjaerit i duhet kohë. Tre trajnerët para Solskjaerit, pa më thuaj Jamie, nuk e dinë ata çfarë është futbolli? Normale që e dinë shumë mirë”.
Carragher – “Po me thuaj atëherë, kush është problemi i vërtetë i Manchester United?”
Keane – “Gjithçka nisi me Moyes, i japin kontratë 6 vjeçare dhe e shkarkojnë pas 8 muajsh. E ku, në Twitter. Unë nuk do ta bëja diçka të tillë!”/abcnews.al
“Give him time. Give the man time. I’d give Ole certainly another year.”
It’s getting a little heated! ?
Roy Keane and @Carra23 clash over Manchester United and Ole Gunnar Solskjaer…. pic.twitter.com/L8UGDW6o0x
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) January 19, 2020