Fier- Finalizohet si rezultat i hetimit me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Moment”.
Në pranga ka rënë një 53-vjeçar që shiste doza heroine në qytetin e Fierit. Ndërsa është proceduar penalisht blerësi.
Gjatë operacionit janë sekuestruar doza heroine, një sasi kanabisi në trajtë çokollate, peshore elektronike, krehër pistolete, që i posedonte 53-vjeçari, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e tij kriminale.
“Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Heroinë të ndarë në doza gati për shitje, një sasi lëndë narkotike Cannabis në trajtë çokollate, një krehër pistolete, 1 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti që ky shtetas përdorte për këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

