Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Shisnin droga të forta në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohen dy shtetas të huaj

schedule13:31 - 12 Qershor, 2024

schedule 13:31 - 12 Qershor, 2024

Dy shtetas të huaj kanë rënë në pranga në Vlorë, për shitje të drogërave të forta. Gjatë operacionit Tempulli të zhvilluar në Vlorë, u sekuestruan sasitë e lëndëve narkotike, një peshore elektronike, një shumë parash dhe 2 celularë.

Gjatë kontrollit në dhomat ku qëndronin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi të drogave të forta kokainë, ketaminë, ekstazi dhe LSD, të cilat dyshohen se ata i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës në Dhërmi.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!