VIDEO/ Shikoni pamjet e tërmetit të ri në Turqi, ka panik të madh

schedule20:03 - 20 Shkurt, 2023

schedule 20:03 - 20 Shkurt, 2023

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 goditi Turqinë, zonën e Hatajit.

Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Antakias, në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton EMSC. Pasoi një pasgoditje e dytë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, shkruan abcnews.al.

Mediat turke raportojnë se kanë ndodhur tërmete të forta dhe se ka panik tek qytetarët.

Një gazetare e tronditur e CNN turk u përlot në një transmetim të drejtpërdrejtë teksa tregonte se çfarë po ndodhte. /G.D abcnews.al/