VIDEO/ Shfaqje teatrale në Ballsh, nuk ka futboll në Bylisi-Tirana

schedule19:38 - 2 Korrik, 2020

schedule 19:38 - 2 Korrik, 2020

Është mbyllur takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës, me ballshiotët që fituan me përmbysje me shifrat 2-1. Ishin bardheblutë e Egbo ata që kaluan të parët në avantazh.

Në minutën e 20-të, Edon Hasani kërcen më lart se të gjithë gjatë ekzekutimit të një goditje këndi dhe gjuan bukur me kokë, duke mposhtur portierin vendas dhe duke zhbllokuar shifrat. Me rezultatin 0-1, u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, protagonist absolut ishte Valentino Murataj. Numri 10 i Bylis shënoi dy gola për përmbysjen, fillimisht në minutën e 65-të. Doka bën mirë në momentin e parë dhe i largon topin Goxhajt, por topi shkon te Murataj që barazon.

Ndërsa në të 76-ën, Murataj do të shënonte sërish. Goxhaj gjuajti fort me të majtën brenda zone, por u ndal nga Lika. Topi i kthyer nga portieri, shkoi në këmbët e Muratajt, i cili vulosi fatet e takimit dhe fitoren 2-1 për Bylisin./abcnews.al

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinale

Bylis – Tirana  2-1
Murataj 65’ 76’ / Hasani 20’

 

Statistikat e pjesës së parë, ku Bylis ishte inekzistent

 

Statistikat e pjesës së dytë, bardheblutë e Tiranës në gjumë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!