Danny Drinkwater ka përfunduar me pasoja të rënda pas një sherri që ka bërë një lokal nate para disa ditësh. Lojtari i Burnley ka ngacmuar një femër, e cila ishte e dashura e një futbollisti dhe më pas ka nisur sherri.
29-vjeçari shfaqet duke goditur me kokë një person, i cili thuhet se është futbollist, në pamjet e fundit që ka publikuar Daily Star Online. Më pas lojtari është nxjerrë jashtë lokalit të natës nga forcat e sigurisë.
Aty ka ndodhur më e keqja, pasi Drinkwater ka rënë pre e një sulmi dhe ka përfunduar me probleme në gju, si dhe i gjakosur në fytyrë. / Abcnews.al