Portugalia dhe Franca u ndalën dje në barazim 2-2 dhe penalltitë ishin ato që vendosën fatet e gjithë ndeshjes. Benzema u kthye te goli pas disa vitesh me Francën, duke shënuar dy gola mes tyre një penallti në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Nëse Rui Patricio nuk do dëgjonte Pepe, Benzema nuk do e shënonte atë gol. Kur Benzema po përgatitej të gjuante penalltinë, Pepe i bëri thirrje disa herë portierit të hidhej në të majtë, duke qenë se ai e njeh shumë mirë Benzema sepse kanë luajtur disa vite te Real Madrid.
Patricio nuk vendosi të dëgjojë Pepen dhe u hodh në krahun tjetër. Në këtë rast Pepe kishte të drejtë dhe menjëherë pasi Benzema shënoi, mbrojtësi i shkoi Patricios gjithë nerva duke i kërkuar llogari. /abcnews.al