VIDEO/ Sherr mes deputetëve në parlamentin e Maldives, shkak votimi i ministrave të rinj të qeverisë

schedule11:25 - 31 Janar, 2024

schedule 11:25 - 31 Janar, 2024

Dhuna shpërtheu në parlamentin e Maldives ndërsa politikanët u përleshën për emërimin e ministrave të rinj të kabinetit.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë të paktën një deputet të gjakosur pas një përleshje të dhunshme të dielën mbrëma, duke çuar në pezullimin e përkohshëm të seancave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Ligjvënësit u panë duke hequr mikrofonat, në skena kaotike në arkipelagun e vogël të Oqeanit Indian, i njohur për turizmin e tij luksoz.

Një tjetër deputet vendosi gjurin e tij në qafën e një rivali, derisa dy të tjerë i erdhën në ndihmë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!