VIDEO/ Sherr banal te Tottenham, kapen keq dy yjet e skuadrës

schedule22:50 - 6 Korrik, 2020

schedule 22:50 - 6 Korrik, 2020

Tottenham iu fal një autogoli për të mposhtur 1-0 në shtëpi Everon. Michael Keane devijoi topin në portën e tij në minutën e 24-t dhe Spurs ia dolën të ruanin avantazhin deri në fund të takimit. Me këtë triumf, me siguri Jose Mourinho e ka përqafuar dhe e ka falënderuar teknikun Carlo Ancelotti.

Gjithsesi portugezi nuk duhet të festojë shumë, sepse fundi i pjesës së parë ka sjellë një episod të paprecedentë në Premier League. Son Heung-Min, sulmuesi korean i Tottenham, është kapur keq me portierin dhe kapitenin Hugo Lloris.

Francezi u pa i nervozuar keq dhe u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës që incidenti të mos përshkallëzohej dhe të kishte një konflikt fizik. Mourinho do të duhet t’u tërheqë veshin futbollistëve të tij, që e bënë gjithçka para kamerave. Video e përplasjes sigurisht ka bërë xhiron e internetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!