Me rastin e Kupës së Botës në Katar, në Doha, FIFA dëshiron të uronte të madhin Pele me 100 drone të cilët kanë formuar në qiell fanelën e legjendës braziliane.
Gjithashtu, Kulla e Pishtarit në Doha, ka ndezur dritat duke formuar figurën e tij dhe me mesazhin “Shërohu shpejt Pele”.
Legjenda e Brazilit është i shtruar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, ku mjekët i kanë ndërprerë kimioterapinë për shkak se nuk e përballonte dot trupi i tij./ h.ll/abcnews.al