VIDEO/ Shënon pas 8.95 sekondave, Lozano në historinë e Napolit

schedule23:37 - 24 Janar, 2021

schedule 23:37 - 24 Janar, 2021

Napoli e filloi shumë mirë ndeshjen e sotme jashtë fushe ndaj Hellas Verona. Djemtë e Gennaro Gattusos gjetën golin që në minutën e parë, por vendasit përmbysën gjithçka dhe ia dolën të merrnin tre pikët pas suksesit 3-1.

Një shans i humbur për t’u afruar me kreun për Napolin, që renditet në vend të gjashtë me 34 pikë, nëntë më pak se Milani kryesuses. Hirving Lozano realizoi golin e skuadrës mike dhe sulmuesi meksikan është futur në historinë e klubit.

8.95 sekonda iu deshën 26-vjeçari për të dërguar topin në rrjetë. Asnjë lojtar i Napolit nuk kishte shënuar më shpejt më parë, teksa vetëm dy futbollistë kanë bërë më mirë në historinë e Serie A.

Rekordi i takon Rafael Leaos së Milanit, i cili shënoi për 6.76 sekonda në takimin ndaj Sassuolos, që u luajt më 20 dhjetorin e vitit të kaluar. I dyti renditet Poggi me golin e shënuar ndaj Fiorentinës për 8 sekonda (dhjetor 2001). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!