Lojtari belg Cyril Ngonge ka mahnitur tifozët pasi shënoj një gol fantastik në një ndeshje në kampionatin holandez.
Ai bëri një goditje tejet ë rrallë të stilit ‘akrep’ duke shënuar një gol që çoi peshë tifozët e Groningenit në fitoren 2-0 ndaj Alkmarit.
21-vjeçari belg bëri goditjen akrobatike në mes të pjesës së parë. Goli spektakolar hutoi shokun e tij të skuadrës Michael de Leeuw, i cili reagoi ndaj golit të bujshëm duke vënë duart drejt kokës i habitur në sekondat e mëpasshme.
Goli u vu re nga EPSN Holandë si një pretendent për çmimin Puskas të FIFA-s, nderimi vjetor i ndarë për golin më mbresëlënës të çdo viti. /abcnews.al/