Fiorentina ka barazuar shifrat kundër Interit. Ekipi vjollcë e pa veten në disavantazh pas rrjetës së Candreva në fundin e pjesës së parë, por në fillimin e së dytës, arritën të reagonin dhe të rikthenin baraspeshën.
Interi ndëshkohet në pikën më të fortë, luftën ajrore dhe zhgënjimi i Contes shihet qartë. Për më tepër, trajnerin italian dhe Interin e tij, e ndëshkon një ish-juventin. Martin Caceres kërcen më lart se të gjithë dhe gjuan bukur me kokë, duke çuar shifrat në 1-1./abcnews.al