VIDEO/ Shënoi nga 56 metra distancë, Dimarco modest pas sfidës ndaj Frosinone

schedule10:35 - 13 Nëntor, 2023

schedule 10:35 - 13 Nëntor, 2023

Ndeshje pas ndeshje, anësori italian i mbrojtjes, Federico Dimarco po e tregon se është një nga pikat kyçe të “zikaltërve” të Inter, teksa mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas arriti të ishte padyshim protagonisti absolut në fitoren e pastër, 2 me 0 ndaj skuadrës së Frosinone.

Në minutën e 43’-të të sfidës, 26-vjeçari lëshon një predha nga plot 56.8 metra distancë nga porta kundërshtare dhe falë pozicionimit të gabuar të portierit Turati, topi përfundon në rrjetës, duke realizuar kështu një “eurogol” ashtu siç vetëm ai di të shënojë me fanellën “zikaltër”.

Pas ndeshjes, italian foli edhe për mediat, ku u treguar tepër modest pavarësisht “eurogolit” të shënuar. Dimaro u shpreh se goli ishte fantastike, mirëpo në përgjithësi, performanca e tij ndaj Frosinone, nuk ishte ndër më të mirat e këtij sezonit.

“Në fillim pashë Dumfries, pastaj vura re portierin që kishte dalë nga porta. Shyqyr Zotit që ai top u fut në rrjetë, përndryshe do të merrja një lumë fyerjesh që as nuk mund t’i imagjinoj. Është një nga golat më të bukur që kam realizuar në karrierë. E pranoj, nuk e nisa mirë ndeshjen. Bëra disa gabime që zakonisht nuk i bëj, por rëndësi ka që fituam”,- u shpreh “ylli” italian.

Ndërkaq, se për Dimarco ky ishte goli i dytë italian, me golin e parë, që erdhi përballë skuadrës së Empoli, në triumfin, 1 me 0, ku i dha fitoren “zikaltërve” të tij. Përveç dy golave të shënuar, anësori i mbrojtjes ka arritur të dhurojë 4 asistime, duke u kthyer në një lojtar potent, në krahun e majtë të fushës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli ndaj Frosinone:

Goli ndaj Empoli:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!