VIDEO/ “Shenjtorët” ndalin “Djajtë e Kuq”, Tottenham korr triumfin e radhës

schedule16:57 - 22 Gusht, 2021

schedule 16:57 - 22 Gusht, 2021

U luajtën sot dy ndeshje të Premier League dhe në fushë zbritën Tottenham dhe Manchester United. Skuadra e Olle Gunnar Solskjaer u ndaj nga Southampton me shifrat 1-1.

Në fakt të dy golat i shënuan Djajtë e Kuq, por njëri prej tyre ishte në portën e tyre. Braziliani Fred në minutën e 30 shënoi një autogol, duke i dhënë vendasve avantazhin.

Pas golit të pësuar United ishte më ofensiv, por goli i barazimit nuk erdhi në pjesën e parë. Do të ishte Mason Greenwood, i cili do shënonte në minutën 55-të, pas asistit të Paul Pogba, që e ka nisur magjishëm këtë sezon.

Nuk kishte më gola dhe “Shenjtorët” i marrin një pikë me shumë vlerë pretendentëve për titull. Nga ana tjetër Tottenham ka arritur fitoren e dytë radhazi në Premier League, sërish me shifrat 0-1, por këtë herë përballë ishte Wolves.

Goli i Dele Alli në minutën e 10 vendosi fatin e kësaj ndeshje dhe i dha tre pikë me shumë vlerë Tottenham, që ndryshe nga Conference League, e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri në kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!